Hashim Thaçi, ka dështuar krejtësisht të veprojë bazuar në mandatin që ka – faktor uniteti – . Edhe fjalët që i flet publikisht dallojnë shumë prej ish-presidentëve. Një deputet i LDK’së ka krahasuar fjalët e përdorura nga Rugova me ato të Thaçit.
“ Prill 1989: “Kokën mund të ma ndërrojnë, por mendimin kurrë” ~ Ibrahim Rugova, President i parë i Republikës së Kosovës. Doktor i letërsisë, nxënës i Barthes, anëtar nderi i Universitetit të Parisit. – Prill 2019: “Unë ta shti gishtin te huna” ~ Hashim Thaçi. Gjarpni”, ka shkruar Lumir Abdixhiku.
“Citate Presidenciale për gjeneratat që vijnë”, ka shkruar ai.
Hashim Thaçi, prej kur ka hyrë në politikë, ka përdorur fjalë të rënda për kundërshtarët. Edhe tash si President s’ka mundur kurrë të largohet nga fjalori përçarës e akuzues.
Të premten, Presidenti akuzoi disa deputetë, gjatë një deklarimi për depërtimin e shtetasve turq nga Kosova, ku po zhvillohej takimi i Komisionit Hetimor Parlamentar.
Aty, Thaçi akuzoi Anton Çunin si mercenar e të paguar për të luftuar. Një deputet tjetër e akuzoi se ka lidhje intime me një ekspert. Të tjerë i akuzoi se janë të padijshëm e nuk dijnë të lexojnë ligjet.