FLAKA: Sela e pësoi kur tentoi të ikë!

Agjencia e Lajmeve Flaka, e cila është pro-BDI, ka arritur të siguron dëshminë e njërit prej dëshmitarëve okular të ndodhur në Parlament në momentet kur u sulmua deputeti dhe lideri i Lëvizjes për Reforma – PDSH, Ziadin Sela. Në këtë dëshmi, indirekt pretendohet se Sela ka pësuar pasi ka dashur të ikë nga salla ku është mbajtur pres-konferenca, sepse, siç shkruhet, “
“Ziadin Sela në fillim ndodhej në këndin ku qëndronin lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe deputetët e tjerë të shumicës parlamentare”, thotë dëshmitari okular. Ky konstatim verifikohet edhe nga filmimet e mediave, ku shihet që deputeti Sela qëndronte përkrah liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Derisa ishte në këndin ku ndodhej lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, deputeti Sela kishte marrë disa goditje (gërvishtje), në pjesën e kokës, si pasojë e hedhjes së gjësendeve të forta nga ana e protestuesve, por fizikisht huliganët nuk kishin mundur t’i afrohen.

Sipas dëshmitarit oklular, situata kishte filluar të përshkallzohet në momentet kur deputeti Sela kishte vendosur të largohet nga aty, për tu bërë bashkë me dy deputetët shqiptarë, Xhevat Ademi dhe Vesel Memedi, të cilët tentonin të largoheshin prej salle.

“Deputeti Ziadin Sela siduket vendosi të mos qëndronte më në këndin ku ndodhej lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. I pa deputetët Xhevat Ademi dhe Vesel Memedi duke u larguar nga salla. Sigurisht mendoj që ato po largoheshin në vend të sigurt dhe lëvizi nga këndi i sallës ku ndodhej Zaevi dhe deputetët e tjerë drejtë deputetëve Ademi dhe Memedi. Në ato çaste ndodhi tmerri i vërtetë. Sela u grushtua nga një person dhe pastaj edhe nga një tjetër. Ngjarja ndodhi jashtë objektivit të kameras, në dalje të sallës së konferencave. Sela u alivanos dhe u shtri për dyshemeje. Pasi ra në dysheme, turma e dhunuesve filloi ta sulmonte”, tha dëshmitari okular në rrëfimin ekskuluziv për Agjencinë e Lajmeve Flaka.

Por ngjarja nuk mbaron këtu. Sulmuesit kanë filluar ta godasin me mjete të forta, grushte dhe këmbë në pjesë të ndryshme të trupit. Në ato momente ka ndërhyrë gazetarja e Tv 24 Vesti, Dushica Mërgja e cila i është drejtuar turmës me fjalët: “A nuk keni turp, njeriu ka vdekur ju ende e sulmoni”.

Në ato çaste, sipas dëshmitarit okular, sulmuesit e kanë grushtuar gazetaren duke vazhduar të sulmojnë deputetin Sela.

“Mendova se është i vdekur. E godisnin me shqelma, me karrige, me grushta. E tërhiqnin zvarrë, ishte mbuluar i tëri ishte gjak. Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë”, tha gazetarja Dushica Mërgja pas evaukimit nga Parlamenti në studion e Tv 24 Vesti.

Dëshmitari okular tregon që gazetarja kishte telefonuar sekretarin e përgjithshëm të LR-PDSH-së, Arben Taravari duke i thënë që: Ziadin Sela kishte vdekur bëni përpjekje të vini ta merrni kufomën.

Agjencia e Lajmeve Flaka mëson që pas telefonatës, sekretari i përgjithshëm të LR-PDSH-së, Arben Taravari i është drejtuar për ndihmë ambasadorit amerikan në Maqedoni, Jess Baily.

Siç është e njohur për publikun, ekipi mjekësor dhe disa pjesëtarë të sigurimit dhe organeve të rendit, pasi iu dha ndihma e shpejt mjekësore, deputetit Sela i kishin veshur disa veshje sportive dhe kishin arritur që ta largonin nga mjediset e parlamentit, duke e dërguar në qendën klinike të Shkupit. Flaka

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme