Publicistja Flaka Surroi ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Hashim Thaçi i cili tha se Gjykata Speciale nuk merret me krimet që Serbia i bëri në Kosovë.
Ajo ka shkruar në Facebook se është normale që Gjykata Speciale nuk merret me krimet e serbëve, pasi sipas saj Raporti i Dick Martyt merret me Thaçin me miqtë.
Surroi ka thënë se e gjitha kjo që po bënë presidenti Thaçi, nuk dëshmon aq shumë hidhërim sa po tregon shenja evidente frike.
Ky është shkrimi i saj i plotë nga ‘Facebook’:
Po normal që nuk merret me krimet e serbëve, sepse Raporti Marty merret me Thaçin me miqtë.
E Thaçi shkoi në negociata me Dačićin dhe Vučićin, pa asnjë kusht, pa kërkuar as kthimin e të të pagjeturve.
E vazhdon me insistu që të jetë bartës i negociatave me Serbinë, me gjithë kushtëzimet dhe shantazhet që ia bëjnë nga të gjitha anët.
Ky fjalim nuk po dëshmon aq shumë hidhërim sa po tregon shenja evidente frike…