Mbi 30 persona ndodhen në spitalin e Lushnjes, pas asfiksimit nga tymi masiv që ka përfshirë të gjithë pallatin 12-katësh, pas flakëve që ranë në katin e tretë që shërben si qendër tregtare.
Gazetari bën me dije se mes personave që kanë përfunduar në spital, është edhe një fëmijë dhe një punonjës i zjarrfikëses, por për fat të mirë të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ende flakët vijojnë të jenë aktive.
© SYRI.net