Flakët “mbështjellin” Goricën në Gjirokastër, bilanci: 7 vatra zjarri në vend

Temperaturat e larta dhe i nxehti saharian kanë bërë që në territorin shqiptar të mos ketë as edhe një ditë ku autoritet të mos përballen me shpërthimin e vatrave të zjarrit.
Edhe këtë të martë, situata ka qenë alarmante. Drejtoria e Emergjencave Civile ka njoftuar janë 7 vatra zjarri aktive në këto momente në Shqipëri.

Zona më e prekur sot mbetet qarku i Gjirokastrës, ku një zjarr i fuqishëm ka rënë në fshatin e Goricës. Flakët kërcënojnë një sërë banesash që ndodhesh shumë pranë vatrës së zjarrit.

Përveçse temperaturave të larta dhe terrenit aspak të mirë për ndërhyrjen direkte të zjarrfikësve, flakët janë favorizuar edhe nga era. Zjarri madje rrezikon dhe Kishën e fshatit Goricë

Më poshtë situata në qarqet problematike sipas Emergjencave Civile:

QARKU DIBËR

Vatra e zjarrit në fshatin Patin, Klos e cila u riaktivizuar gjatë mesditës është drejt shuarjes pas ndërhyrjes nga ajri me helikopter. Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse të cilat punuar që flakët e zjarrit mos ti afroheshin dy banesave që ishin të braktisura në zonë. Në fshatin Gurës e Vogël, Klos zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre, por për shkak të terrenit malor zjarrfikëset nuk kanë mundur të ndërhyjnë. Për të shuar flakët është angazhuar një helikopter.

QARKU SHKODËR

Në Shegan të Malësisë së Madhe zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra.3 makina zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po punojnë për të shuar flakët.

QARKU ELBASAN

Në fshatin Fanjë, Përrenjaz ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset nga Librazhdi dhe po punojnë për të shuar flakët.

QARKU VLORË

Në fshatin Mavrovë, Selenicë zjarri i rënë në mesitë vijon. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve. Në fshatin Vodicë, Selenicë zjarri ka prekur një sipërfaqe me shkurre. Për shkak të terrenit malor zjarrfikëset kanë ndërhyrë me mjete rrethanore për të shuar flakët.

QARKU GJIROKASTËR

Në fshatin Goricë, Gjirokastër ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra.Në vendngjarje kanë shkuar dy mjete zjarrfikës të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme