Flakët në pallatin te ‘Farmacia 10’, arrestohen 4 persona, mes tyre menaxheri i “Big Market”! Në kërkim ndërtuesi Armand Lilo

Një ditë pas zjarrit të madh që përfshiu pallatin te “Farmacia 10” në Tiranë, policia ka arrestuar 4 persona, njëri prej tyre është menaxherja e Big Marketit, i cili ndodhej në katin e parë, nga ku dyshohet se nisi zjarri.


Sipas gazetares Xhensila Kodra në pranga është vënë edhe administratori i pallatit. Ndërsa mësohet se në kërkim është shpallur ndërtuesi i kompleksit, biznesmeni Armand Lilo.

Hetimet për shkaqet e zjarrit janë ende në vijim dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e zjarrit dhe përgjegjësitë përkatëse të personave të përfshirë.

Nga zjarri i rënë ditën e djeshme, 11 persona u paraqit në spital me probleme shëndetësore për shkak të asfiksisë. Ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Paraprakisht bëhet fjalë për rreth 30 apartamente të djegur plotësisht.

Ndërkohë nga ana e Krryeinspektorit të Përgjithshëm është ngritur një grup pune për inspektim, me qëllim zbardhjen shkaqeve të rënies së zjarrit.

Reagimi i Ramës

Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi garantoi se pallati do të rindërtohet plotësisht nga vetë ndërtuesi.

Sipas Ramës, pavarësisht se të dhënat paraprake tregojnë se shkaku i zjarrit nuk lidhet me ndërtimin, përgjegjësia për rindërtimin do të mbetet tek kompania ndërtuese.

Kreu i qeverisë theksoi se qytetarët e dëmtuar nuk mund të lihen vetëm përballë pasojave, ndërsa shtoi se edhe taksapaguesit nuk duhet të mbajnë barrën financiare të një dëmi që, sipas tij, duhet të mbulohet nga sigurimet.

“Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm. Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara”, shkruan Edi Rama.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme