Flakët përfshijnë sipërfaqen pyjore në Vaun e Dejës, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Një sipërfaqe e madhe pyjore është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Vaut të Dejës.


Korrespondenti i Panorama.al, Senad Nikshiqi raporton se zjarri ka përfshirë fshatin Ukbibaj e Vilzë në njësinë Shllak. Zjarri ka djegur gështenja shekullore duke shkaktuar dëme të konsiderueshme mjedisore.

Kjo sjell edhe pasoja ekonomike pasi shumë banorë të zonës krijojnë të ardhura përmes gështenjave.

Sipas burimeve nga autoritetet lokale, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme. Deri më tani, në zonë nuk ka mjete zjarrëfikëse për shkak të rrugës së amortizuar dhe terrenit të thyer malor

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme