Flakët përfshijnë tubat plastikë gjatë saldimit, zona mbulohet nga shtëllunga tymi të zeza

Tubat plastikë, të destinuar për të sjellë ujë nga këneta e Kurjanit për vaditjen e tokave, u kapën nga flakët gjatë një operacioni saldimi.


Zjarri përfshiu shpejt tubat, duke shkaktuar tym të dendur e të zi që mbuloi të gjithë zonën përreth.

Në vendngjarje u dërguan tre makina zjarrfikëse dhe një autobot, të cilët arritën të shuajnë flakët.

Raportohet se rreth 150 metra tub me diametër 1.5 metra u shkrumbuan plotësisht nga zjarri gjatë procesit të saldimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme