Flakët shkrumbojnë ullinjtë në Rrogozhinë, rrezikohen edhe banesat pranë tyre! Vështirësohet puna e zjarrfikësve nga terreni i thyer

Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat mes Gosës dhe Rrogozhinës.

Bëhet me dije se në kodrën ku ka rënë zjarri janë mbjellë disa hektarë me ullinj të cilët janë përfshirë nga flakët.

Mësohet se zjarri është i përmasave të mëdha dhe po rrezikon edhe banesat që ndodhen aty pranë.

Ndërkohë në vendngjarja kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e flakëve por po hasin vështirësi për shkak të terrenit të thyer.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse kanë shkuar edhe banorët e zonës të cilët po mundohet të neutralizojnë flakët me mjete rrethanore./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme