Ndërtesa e Bashkimit Europian në Bruksel ka mbajtur një minutë heshtje për nder të viktimave në sulmin terrorist të Barcelonës, i cili ndodhi dje, ku mbetën të vdekur 13 persona dhe qindra të tjerë të plagosur.
Gjithashtu, flamujt e Bashkimit Europian u ulën në gjysmështizë për nder të viktimave.
Sulmi terrorist ndodhi të enjten në mbrëmje dhe la të vdekur 13 persona dhe të plagosur më shumë se 100 të tjerë. Në mesin e viktimave ishin nga 24 vende të ndryshme të botës, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Personi i tretë është arrestuar të premten në mëngjes dhe deri më tani nuk ka informacion nëse ai është një shofer i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes pas sulmit.
Nuk ka informacion të saktë, por mendohet se Musa Oukabir, 18-vjeçar, ka kryer sulmin. /GazetaExpress/