Qeveria e Kosovës ka në plan që organet e sigurisë t’i fusë në një proces vetingu.
Përkrahje të fortë, kësaj ideje po i jep edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.
Por, sipas Sefajt ky proces duhet të nisë me dikë tjetër.
Sa i përket ligjit për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policor, Sefaj në një intervistë për Klan Kosovën tha se ai është bllokuar në Ministrinë e Financave dhe se po kundërshtohet edhe nga Fondi Monetar.
Ministri i Brendshëm foli edhe për pjesën veriore të Kosovës, ku tha se polica atje i përgjigjet në përpikëri hierarkisë policore.
Kronikë e zgjeruar nga Dibran Istrefi.