Flamur Sefajt do t’i hetohet pasuria e deklaruar |FOTO

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka organizuar hedhjen e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë. Ndër personat, të cilëve iu ra shorti për hetimin e pasurisë së tyre të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, është edhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, shkruan Insajderi.


Sefaj, i cili është shkarkuar muaj më parë nga pozita e ministrit, me vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj, për shkak të arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq, për në Turqi. Kjo ngjarje kishte bërë bujë të madhe në opinionin kosovar, por edhe më gjerë.

Haradinaj, kishte marrë vendim që Falmur Sefajn dhe drejtorin e AKI-së, Driton Gashi, t’i shkarkojë nga pozitat që mbanin, me arsyetimin se nuk e kanë respektuar hirearkinë shtetërore, lidhur me aksionin e arrestimit dhe deportimit të gjashtë gylenistëve, të cilët jetonin në Kosovë.

Mirëpo, Sefaj përkundër që tashmë nuk e mban pozitën e ministrit, ai në AKK, e ka deklaruar pasurinë e tij.

Sipas deklarimit të vetë ish-ministrit të Punëve të Brendshme, ai posedon pasuri të paluajtshme prej 867 mijë e 500 euro.

Gjashtë banesa, një truall, tri garazhe dhe një lokal, është pasuria që vetë Sefaj e ka deklaruar në Agjencionin Kundër Korrupsionit, dhe ky deklarim do të hetohet nga vetë ky Agjencion, në mënyrë që të vërtetohet nëse është i saktë.

Sefaj, po ashtu ka deklaruar se përve pasurisë së paluajtshme të përmendur më lartë, posedon edhe një mijë euro të ruajtura në Bankën Ekonomike, dhe se sipas tij nuk posedon ndonjë pasuri tjetër.

Krahas Sefajt, Agjencioni Kundër Korrupsionit do të hëtojë pasurinë e Presidentit Hashim Thaçi, deputetëve të VV-së, Fitore Pacolli, Albin Kurti dhe Adem Mikullovci. Nga VV-së pasuria do t’i hetohet edhe kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka. Po, ashtu personat tjerë zyrtarë që do të hetohen për deklarimet e tyre të pasurisë do të jenë: Milaim Zeka –  deputet i Nismës Socialdemokrate, Dardan Gashi – Ministër i Diasporës, Avdullah Hoti – deputet i LDK-së , Driton Selmanaj –  deputet i LDK-së – Visar Ymeri – deputet i PSD-së, Nenad Rikalo – ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Duda Balje – deputete, Valdet Sadiku – ambasador në Kroaci dhe Sevdije Morina – zv.kryeprokurore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme