Flamuri i Kosovës s’lejohet të valëvitet në botërorin e Rusisë, në listë me organizatat terroriste

Edhe pse Kosova është anëtare me të drejta të barabarta e FIFA’s, flamuri i shtetit të Kosovës nuk është lejuar të valëvitet në ceremonitë e Kampionatit Botëror Rusia 2018.


Këtë e ka bërë të ditur Rexhep Hoti koordinator i Qeverisë për Kulturë, Rini dhe Sport, përmes një reagimi, ku thotë se me keqardhje ka mësuar këtë lajm.

“Me keqardhje mora lajmin për ndalimin e valëvitjes së flamurit të Republikës së Kosovës në Kampionatin Botëror të Futbollit Rusia 2018, ani pse FIFA u lejon 211 anëtarëve të saj përdorimin e flamujve, pjesë zyrtare e së cilës është edhe vendi ynë”.

Për më tepër flamuri i Kosovës, përveç që nuk është lejuar të valëvitet, është futur në listë të njëjtë me flamujt e organizatave terroriste.

“Edhe më shqetësuese është e dhëna se flamuri i Republikës sonë është renditur në të njëjtën listë me flamujt e organizatave terroriste. Nuk dua t’i kujtoj Këshillit Organizativ të Botërorit në Rusi, se jo shumë kohë më parë, aty u valëvit flamuri i shtetit tonë kur fituesja e medaljes së Artë e Kampionatit Botëror dhe Olimpiadës, Majlinda Kelmendi, u shpall Kampione Evropiane e Xhudos, pikërisht në Rusi”.

Hoti ka thënë se kjo ndalesë është politike dhe e papranueshme për sportin.

“Kjo ndalesë është kryekëput politike dhe e papranueshme për botën e sportit kudo në botë. E dënoj fuqishëm aktin e ndërhyrjes së politikës në sport. Sportistët e Republikës së Kosovës vetëm për një dekadë të ekzistencës së shtetit të pavarur e sovran, i dhuruan spektakël të jashtëzakonshëm mbarë botës. Ata nuk e meritojnë që identiteti i tyre i ligjshëm dhe legjitim të dhunohet në forma të papranueshme politike”, ka thënë Hoti. /gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme