Flasin familjarët e dy vëllezërve nga Gjilani që humbën jetën nga tërmeti në Durrës

Pas më shumë se 15 orësh kërkim nga njësitet emergjente, njëri prej vëllezërve Abazi nga fshati Livoç i Epërm i Gjilanit, është gjetur gjetur i vdekur.

Shemsedin Abazi 32, u gjet pa shenja jete nën rrënojat e një hoteli në Durrës, kurse deri vonë të martën kanë vazhduar kërkimet për vëllain tjetër.

Familjarët e tyre, në vendin e lindjes, kanë hapur derën për ngushëllime, derisa thonë se janë të tronditur me ngjarjen, raporton KTV.

Familjarë të tyre kanë treguar se dy vëllezërit kishin shkuar pasditen e së dielës për të punuar në Shqipëri.

E qytetarë të shumtë nga Komuna e Gjilanit, që nga mëngjesi, në mënyra të ndryshme, janë solidarizuar me banorët e prekur nga tërmeti.

E për këtë organizim janë përkujdesur edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Aksione të tilla për t’i ndihmuar të banorët e Shqipërisë, që u prekën nga tërmeti, ka pasur pothuajse në të gjithë qytetet e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme