Dy persona nga Anamorava u bënë cak i Gjykatave pas ngordhjes së një lope. Po dyshohet se njëri në cilësinë e kasapit e mori mishin për ta shitur.
Një lopë e ngordhur e fermerit A. Maliqi nga fshati Busavatë i Kamenicës u hodh në mbeturina. Por më vonë ai thotë se një kasap nga Gjilani A.Rashiti kishte shkuar aty për ta marrë mishin për ta shitur. Prandaj ai e kishte lajmëruar policinë.
Në familjen e fermerit nuk pranuan të flasin derisa te ajo e kasapit thanë se familjari i tyre nuk e mori lopën e ngordhur.
Familja Rashiti nuk lejuan Klan Kosovën të xhirojë në punëtorinë ku theren kafshët por thanë se deklaratat e fermerit janë të pa baza.
Pavarësisht deklarimeve nga palët Gjykata Themelore e Gjilanit ka marrë një vendim për masë të arrestit shtëpiak.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët e AVUK’ut. Ata thanë se tek shtëpia e kasapit janë gjetur mjete të cilat shërbejnë për therje ilegale të kafshëve.