Anëtari i Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein ka shprehur publikisht opinionin e tij për hapjen në mënyrë të menjëhershme të negociatave me Shqipërinë.
Ai e ka bërë këtë nëpërmjet një statusi në Facebook, ku tregon përshtypjet e tij nga vizita më e fundit në vendin tonë, ku thotë se ka mbetur i mahnitur nga dëshira e të rinjve për ta çuar Shqipërinë më pranë BE-së.
Ja statusi i plotë i Fleckenstein:
Javën e kaluar vizitova sërish Shqipërinë. Konkluzioni im është i qartë: Ne duhet të hapim menjëherë negociatat me këtë shtet. Progresi është bërë, por mendoj edhe shumë punë ka për të bërë, pa dyshim. Jam vërtetë i inkurajuar nga të rinjtë që takova në Tiranë, në shkollë, në qendrën sociale Bregu i Lumit dhe në Universitetin e Durrësit.
Ata të gjithë duan mbështetjen tonë, për të sjellë Shqipërinë më pranë Evropës. Ne mund të kemi opinione të ndryshme, në lidhje me shumë vendime politike, por me këta të rinj në Tiranë, është vërtetë me vlerë të punosh.