Babai i D. Avdijajt, vajzës 18-vjeçare e cila që nga e premtja konsiderohej e zhdukur, ka folur për KALLXO.com.
Mujë Avdijaj tha se ende nuk është takuar me vajzën e tij.
“Jo, unë ende nuk kam mujtë të takohem me vajzën. Djali e ka takuar më herët. Më tha që është mirë“, tha Mujë Avdijaj.
Sipas tij, vajza aktualisht është në Stacionin Policor në Pejë.
“Thanë se duhet të kryhen disa procedura dhe kontrolle mjekësore”, shtoi ai.
Ndryshe, familja e D. Avdijajt kishte kërkuar ndihmën e autoriteteve dhe të qytetarëve për gjetjen e vajzës, e cila konsiderohej e zhdukur që nga e premtja rreth mesditës.
Ndryshe, Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka thënë sot se Donjeta Avdijaj, është gjetur sot në Prishtinë.
“Po, është gjetur në Prishtinë, dhe së shpejti do të dalim me raport”, tha Ahmeti.