Flet drejtori i Spitalit të Tetovës për gjendjen e personave të lënduar në aksidentin Tetovë-Gostivar

Sonte rreth orës 19:00 në autostradën Tetovë-Gostivar, gjegjësisht në dalje të fshatit Kamjan, ka ndodhur një aksident i rëndë mes dy automjeteve, ku ka edhe të vdekur por edhe të lënduar, njofton Fol.

Drejtori i Spitalit të Tetovës Florin Besimi, për redaksinë Fol thotë se përveç një gruaje të vdekur ka edhe dy persona tjerë të lënduar rëndë.

”Kanë ndodhur dy fatkeqësi me një vend. Një familje prej Orviçi, gruaja e cila ka vdekur por edhe shoferi i cili është transportuar në Shkup, ka eshtra të thyer dhe është në gjendje të rëndë. Gjatë aksidentit, pronari i restorantit Sole në Tetovë M.N. është ndalë t’iu ndihmojë të lënduarve, por një veturë tjetër e shkel pronarin dhe sipas informacioneve që i kemi ai është transportuar në repartin për trajtim intensiv. Ai është në gjendje të rëndë dhe rrezik për jetë”, ka deklaruar drejtori.

Aktualisht ekspertiza në vendin e ngjarjes ende po vazhdon dhe komunikacioni po zhvillohet në një korsi. Për më tepër detaje, ndiqeni Fol për t’ju informuar më tej.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme