Flet eksperti i kriminalistikës: Metoda e re që po përdor policia për të futur në kurth prodhuesit e Bitcoin

Policia e Shtetit ka goditur disa raste të prodhimit ilegal të Bitcoin në Tiranë por edhe në qytete të tjera. Edhe SHISH, në raportin e fundit të publikuar theksoi se prodhimi i Bitcoin është rritur në vendin tonë.

I kontaktuar nga Abcnews.al, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh se Bitcoin në Shqipëri po prodhohet për qëllime kriminale. Ndërkohë  për të zbuluar fermat ilegale të prodhimit të Bitcoin, eksperti Karamuço u shpreh se policia po punon për krijimin e një sistemi të integruar që zbulon harxhimin e tepërt të energjisë në rrjet për konsumatorët.

“Problemi është se policia nuk po bashkëpunon me OSHEE. Se këto makineri harxhojnë shumë energji elektrike. Tani është e fundit si informacion. Policia po krijon një sistem të integruar, që pa çuar shkresat tek OSHEE, do futet direkt në sistemin e konsumatorëve të energjisë elektrike.”/GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme