Burri i motrës së gruas së vrarë para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Regjep Brahimi, deklaroi për KosovaPress se Policia e Kosovës ka qenë në dijeni për mosmarrëveshjet mes viktimës dhe ish-bashkëshortit, si autor i dyshuar i aktit.
Brahimi u shpreh se e ndjera ka qenë e martuar për 4 muaj dhe për shkak të mosmarrëveshjeve janë ndarë, dhe për këtë ka qenë edhe intervenimi i shtetit.
“Ka qenë e martuar në Godanc, ka qenë rreth katër muaj e martuar, ka pasur mosmarrëveshje me burrë dhe familje dhe nuk janë kuptuar dhe mes policisë janë ndarë. Ka qëndruar në shtëpi deri në ketë kohë për lindje… Policia ka qenë në dijeni për rastin, pasi është ndarë përmes policisë… Gruaja ka qenë me social dhe të gjitha kontrollet i ka kryer… Shoqja foli para se me ndodh rasti sot dhe ka treguar që për nesër ka me lind…Nuk ka treguar nëse ka pasur ndonjë problem apo kërcenim”, tha Brahimi për KosovaPress.