Flet Naser Rugova: Tregon se a do ta votoj koalicionin PAN!?

Deputeti nga radhët e LDK-së Naser Rugova mohon se do ta votoj koalicionin PAN në mbledhjen konstituive që do të mbahet javën e ardhëshme.

Pas spekulimeve se Rugova do të favorizojën PAN për formimin e Qeverisë, Rugova në një prononcim për GazetaBlic ka thënë se e ka deklaruar edhe publikisht se LDK-ja është unik dhe se do të votojnë konform vendimit politik të organeve të LDK-së.

“Unë kam deklaru publikisht se grupi parlamentar i LDK është unik dhe ne si grup do votojmë konform vendimit politik të organeve legjitime të LDK-së tëtjerat janë spekulime”, tha Rugova për GazetaBlic.com

Rugova pas prononcimit per GazetaBlic, po ashtu ka publikuar një shkrim në Facebook ku thotë së iu ka lakuar emri si numër e jo si i zgjedhur nga votate e qytetarëve!

Statusi i tij i plotë ne Facebook:

Mirëmengjes miq,
Sot vikend, ditë e mirë.
Jam në bjeshkët e bukura të vendlindjes sime.
Prap e paskan lakuar emrin tim, si numër e jo si i zgjedhur nga vota e qytetarëve. Për herë të fundit po ju bëj të fala se unë Naser Ali Rugova do të respektoj vullnetin e elektoratit që më ka zgjedhur dhe vendimet politike të organeve vendimarrëse të LDK- së në harmoni të plotë me Grupin Parlamentar të subjektit që i takoj.
Qëndrestarët gjithmonë ja dalin!
Vetëtima gjuan lisat e jo hithërat!
Stoik si gjithmonë!
Tradita vazhdon!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme