Flet personi që qëndron prapa faqes së migrantëve ilegalë shqiptarë në Britani të Madhe

Një shqiptar, që mban një faqe në Facebook e cila postonte fotografi të migrantëve ilegalë që hynin në Britani të Madhe, është një i dënuar me burgim për vjedhje të një banke.

Fari Lleshi, nga Kukësi, ishte burgosur më 2011 në Itali për pjesëmarrjen në vjedhjen e 20 mijë funteve.

Pasi kishte arritur të kalonte në Angli, ai punoi në tregun e zi si suvatues. Ai tani menaxhon faqen “Shqipet në Londër” ku ka më shumë se 70 mijë ndjekës.

Siç ishte raportuar në nëntor, kjo faqe shpërndan fotografi të shqiptarëve të rinj që hyjnë në Britani të Madhe ilegalisht përmes rimorkiove të kamionëve.

Kjo faqe u ofron edhe ID false dhe u siguron vend për qëndrim, transmeton Koha.net.

29-vjeçari tani ka folur për “Daily Mail” duke thënë se i ka rënë pishman për të kaluarën e tij dhe po mundohet të punojë për të shlyer gabimet.

“Kam qëndruar gjashtë vjet në burg në Trento. Kam vjedhur një bankë. Por tani i kam përmbushur obligimet. Dua t’i harroj ato gabime, për të cilat nuk krenohem”, ka thënë Lleshi.

Lleshi kishte rënë në probleme pasi kaloi nga Shqipëria në Greqi dhe më pas në Itali, për të ikur nga varfëria në vendlindje.

Pasi u largua nga burgu, ai punoi legalisht në Itali, por thotë se gjërat nuk ishin mirë pasi provokohej në baza raciste nga policia italiane dhe ‘reagoi keq’.

“Humba kontrollin dhe nuk mund të qëndroja në Itali, andaj shkova në Angli. Si të gjithë shqiptarët, erdha me një kamion. Nuk ka rrugë tjetër drejt Anglisë. Zgjodha një kamion dhe erdha në Angli. Nuk jam legalisht. Jam këtu si shumica e migrantëve ilegalë për një mundësi më të mirë”, ka shtuar ai.

Lleshi thotë se po mundohet të bëjë karrierë si një yll repi. Ai ka postuar disa këngë në YouTube me nofkën ‘Baba Lleshi’ dhe ‘2Gunz’.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme