Kandidatin për kryetar të Prishtinës e ka zyrtarizuar edhe Aleanca Kosova e Re.
Partia e Behxhet Pacollit, synon të marrë drejtimin e kryeqytetit me kandidatin e saj Selim Pacolli.
Në një bisedë për Indeksonline, Pacolli ka konfirmuar se kanë qenë strukturat e partisë ata që i kanë besuar atij këtë sfidë të re.
Sipas tij, nuk ka qenë aspak e lehtë të mirret një vendim i tillë.
“Është e vërtetë për kandidimin tim për kryetar të Prishtinës, nuk ka qenë e lehtë të mirret një vendim i tillë, mirëpo ishte presioni nga strukturat e patisë meqë ata kishin besim se me përkrahjen e miqëve dhe të njerëzve të rrethit që kam do t’ia dalë mirëpo kjo mbetet të shihet”, ka thënë Pacolli.
Ai thotë se ka respekt për të gjithë kandidatët tjerë, porse është gara ajo që rrugët e tyre i ndanë.
“Është garë e fortë unë kam respekt dhe konsideratë ndaj të gjithë kandidatëve të tjerë, të subjekteve tjera. Jemi miqë edhe me ta mirëpo gara na bënë të ndajmë rruge edhe me ta”, ka shtuar ai.
Garës për Prishtinën i kanë hyrë edhe Shpend Ahmeti nga Vetëvendosja, Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Arbër Vllahiu nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.