Flet vajza e Ramiz Lladrovcit, thotë se vetura i është thyer për herë të dytë

Kosovare Lladrovci, vajza e kreut të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, po deklaron se kjo nuk është hera e që nga persona ende të panjohur po i thyhet vetura.

Ajo për T7 ka deklaruar se është hera e dytë që brenda këtij viti po i dëmtohet vetura.

Ajo beson se organet e drejtësisë do ta zbulojnë rastin së shpejti.

E pyetur nëse ka dyshime te dikush ajo tha se nuk e di se kush ia ka thyer veturën dhe se nëse kjo ka ndikuar si pasojë e debatit të fundit të babit të saj me hoxhën e Drenasit, Mulla Osmanin.

Ajo tha se e ka dëgjuar atë se çfarë ka ndodhur mbrëmë por që thotë se nuk e di nëse kjo mund të jetë arsyeja e sulmit.

E policia po i vazhdon hetimet rreth kësaj çështjeje.

“Rreth orës 12:00, të ditës së sotme, policia ka marrë informacionin se një veturë e tipit Golf 6 është thyer. Policia gjendet në vendin e ngjarjes dhe po i vazhdon hetimet”, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes tashmë gjenden edhe njësitë e forenzikës në Policinë e Kosovës.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme