Flet Zogaj: Ja pse e anulova seancën e jashtëzakonshme për Astritin

E martë, 15 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bislim Zogaj, i cili paralajmëroi seancë të jashtëzakonshmepër rastin e Astrit Deharit, ka treguar pse e tërhoqi nënshkrimin e tij për këtë seancë.

Sipas tij gjatë këtyre ditëve është thelluar hendeku dhe është i bindur se thirrja e seancës së jashtëzakonshme vetëm se do ta thellonte hendekun dhe armiqësinë si në mesin e deputetëve ashtu edhe opinionit.

“Duke mos dashur të jem pjesë e atyre të cilët po e vrasin Astritin për së vdekuri dhe duke llogaritur se shumë shpejt do të del opinioni i organeve kompetente për të cilat unë ende kam besim në to, përkundër zhgënjimit në vonesat e deklarimit të tyre, kam tërheq nënshkrimin për seancë të jashtëzakonshme“, tha Zogaj.

“Telegraf” e ka pyetur nëse dikush ka ndikuar që ai të tërheqë nënshkrimin për seancën e jashtëzakonshme, Zogaj tha: “Në momentin që i nënshtrohem presionit nga kush do qoftë, unë jap dorëheqje nga parlamenti i Republikës së Kosovës“. /albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme