Fletarrest ndërkombëtar për Gruevskin dhe Boshkovskin

Prokuroria Themelore Publike kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sot deri te Ministria e Punëve të Brendshme dorëzoi urdhëresë për lëshimin e fletarrestit ndërkombëtar për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-të punësuarin e DSK-së, Nikolla Boshkovski, të dyshuar për ngjarjet në Kuvend gjatë 27 prillit të vitit 2017.

Siç transmeton AlsatM që të ata dy dyshohen për kërcënim të rendit kushtetues dhe sigurisë.

“Pas kryerjes së hetimeve paraprake, më 20 shkurt, prokurori kompetent nga Prokurorit Publik për Krimin të Organizuar dhe Korrupsionit dha urdhër për masë hetimore ndaj pesë personave, përfshi këtu edhe ndaj dy personave që nuk janë në dispozicion për autoritetet. Gjykata Themelore Shkup 1 – Shkup ka dorëzuar kërkesë për shqiptimin e masës së paraburgimit për të gjithë të dyshuarit, ku dy personave të arratisur ju shqiptohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve deri në gjetjen e tyre”, thuhet në kumtesën e PTHP-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme