Në ditën botërore të fëmijëve, kompania “Flex Kredit”, e cila tashmë 2 vite operon në tregun vendor, ka vendosur të japë mbështetjen e saj për Fshatin e Fëmijëve “SOS”. Përfaqësuesit e kësaj kompanie, e cila ka mbi 150 të punësuar, parat e planifikuar për festimin e dy vjetorit të kompanisë sot i dhuruan për fëmijët pa prindër apo kujdes prindërorë. Ata nënshkruan edhe një memorandum bashkëpunimi për të mbështetur këta fëmijë edhe në të ardhmen, shkruan Alsat.
“Në mënyrë plotësuese të njëjta mjete që dedikuara për të festuar dy vjetorin, t’i rrisim për disa herë dhe siç thash, të bëhemi partner me fshatin SOS me nënshkrimin e këtij memorandumi për bashkëpunim. Qëllimi ynë është që të bëheni edhe një nga donatorët më të mëdhenj të fshatit të fëmijëve SOS”, tha Joana Spasovska- drejtoresh shitjesh në “Flexi Kredit”.
“Mbështetja e Fshatit të Fëmijëve SOS vazhdon edhe në një numër të madh aktivitetesh për të mbrojturit e Fshatit të Fëmijëve SOS, siç janë planet për të ardhmen, mundësimi I praktikave me pagesë, ndihmë në aspekt të trajtimeve për punësim si dhe punësim në kompaninë tonë. Pra, të bëhen pjesë e ekipit të Flex Kredit”, u shpreh Liljana Bojkovska- menaxher i resurseve njerëzore “ Flex Kredit”./Alsat.mk