Floriana Igrishta e reja shqiptare që me hapa të shpejtë po bën emër në politikën Gjermane

Inkuadrimi i shqiptarëve në politikë në Gjermani dalngadalë por sigurtë ka filluar me i dhënë frytët e saj. CDU është ajo parti në Gjermani që iu ka hapur portat të gjithë shqiptarëve që kanë prirje për politike dhe janë aktivë për të bërë ndryshime. Në mesin e atyre të rinjëve dhe të rejave që po bëjnë emër në politikën Gjermane është edhe e reja Floriana Igrishta e cila i takon gjeneratës së dytë të mërgimtarve shqiptarë e lindur,rritur dhe e shkolluar në Kiel të Gjermanisë.Ajo qysh në vitin 2012 iu bashku radhëve të CDU-së dhe deri më tani është mjaftë aktive. Fillimisht u aktivizua si këshilltare në rrethin e Mettenhofit, më pas më hapa të shpejtë u avansue në politikë duke e marrë pozicionin e nënkryetarës së Forumit të Grave, për qytetin e Kielit.Por momenti më i madh politikë erdhi kur vitin e kaluar Floriana Igrishta e fitoj kandidaturën mbrenda CDU-së që të jetë kandidate për Deputete në Parlamentin e Schleswig Holsteinit, dhe ta ketë zonën e vet elektorale. Kieli si qytet i ka vetem tri zona elektorale, dhe fitimi i një zone elektorale është një sukses i jashtzakonshëm. Floriana është shqiptarja e parë në Gjermani që po kandidon për deputete në një Parlament, të një republikë Gjermane siç është Schleswig Holsteini me zonën e vetë elektorale. Zgjedhjet do të mbahën më Maj 2017 dhe që nga tash përgatitjet për këto zgjedhje kanë hyrë në fazën finale. Shqiptarët në Gjermani e sidomos ata në Republikën e Schleswig Holsteinit duhet të ndjehen të gezuar sepse tani edhe ne jemi faktor politikë edhe pse dorën në zemër jemi komuniteti më i vogël se komuninetet tjera pra jemi komuniteti i pestë për nga numri, për këtë kjo është një arritje mjaftë e madhe. Por kjo nuk ka ardhur rastësisht por si rezultat i përkrahës së komunitetit shqiptarë në Kiel të Gjermanisë.Me 8 Prill do të jetë dita kur do të shpërndahen pllakatat nëpër të gjithë qytetin e Kielit i cili ka 246.000 banor ku vetëm në Zonën e Floriana Igrishta janë rreth 90.000 mijë banorë që do të kenë rastin të votojnë për kandidatën e CDU -së Floriana Igrishta. Është mirë që të gjithë shqiptarët që jetojnë në Schleswig Holstein dhe Hamburg të marrin pjesë në tubimin e hapjes së fushatës elektorale si dhe mos të harrojnë që më 7 Maj 2017 të dalin në zgjedhje për të votuar kandidatët e CDU-së në mbarë Schleswig Holsteinin ndërsa në Kiel ata që banojnë e kanë fatin për herë të parë në historinë e shqiptarëve të Gjermanisë të votojnë një Kandidate Shqiptare për në Parlamenitn e Schleswig Holsteinit. Bota është e të rinjëve dhe të rejave prandaj i ftoj të gjithë të rinjët dhe të rejat në Gjermani që t’i bashkangjiten CDU-së dhe jam i bindur që shumë shpejt ata do të avansohen politikisht.Shembull e kanë kandidatën tonë Floriana Igrishta e cila me hapa shumë të shpejtë po ngjitet në majat e politikës Gjermane.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme