Stina e nxehtë dhe pushimet verore rrisin numrin e udhëtarëve që mbërrijnë në portin detar të Durrësit nga portet italiane.
Rritja e kërkesës ka bërë që kompanitë e lundrimit të shtojnë numrin e lundrimeve ditore në Adriatik. Edhe linja e Ankonës nga dita e sotme deri në fund të shtatorit do të ketë lundrime çdo ditë mes dy porteve, tregues ky për kthimin në normalitet pas një periudhe të gjatë pandemike që reduktoi ndjeshëm lëvizjet e njerëzve dhe mallrave me traget mes dy vendeve./TCH