Fondi monetar ndërkombëtar (FMN) miratoi mbështetje financiare për vendin tonë, përmes Instrumentit për financim të shpejtë, në shumë prej rreth 176 milionë euro, me normë interesi prej 1,5 për qind dhe afat pagese prej pesë viteve. Mjetet e miratuara duhet të ndihmojnë për zbutjen e efekteve negative nga kriza shëndetësore me koronavirusin për ekonominë tonë dhe mbështetje shtesë edhe të stabilitetit makroekonomik, përcjell Gazeta Express.
Përmes këtij instrumenti mundësohet qasje kryesisht e shpejtë dhe e volitshme drejt mjeteve nga FMN-ja, në kushte kur ekonomia me fondamente të shëndosha është prekur nga goditja e jashtme, e papritur dhe e përkohshme, siç është pandemia e virusit Kovid-19.
“Pikëpamjet ekonomike të Maqedonisë së Veriut u përkeqësuan dukshëm si rezultat i pandemisë së COVID-19. Pritet që BPV-ja reale të ulet për 4 për qind në vitin 2020, si rezultat i rënies së kërkesës vendore dhe të jashtme. Kjo, së bashku me goditjet negative ndaj besimit dhe derdhjet nga rrjedhat globale financiare, krijoi nevojë për sigurim urgjent të nevojave të bilancit pagesor”, deklaroi pas diskutimit të Bordit ekzekutiv lidhur me Republikën e Maqedonisë së Veriut, Tao Xhang, zëvendës drejtor ekzekutiv dhe ushtrues i detyrës kryetar i Bordit.
Sipas tij, autoritetet u përgjigjën shpejtë me mbështetje të udhëzuar dhe të përkohshme fiskale për ta kufizuar ndikimin social dhe ekonomik nga gjendja shëndetësore urgjente përmes mbrojtjes së likuiditetit të kompanive, ruajtjes së vendeve të punës dhe sigurimit të kujdesit social për të papunët dhe kategoritë e ndjeshme të amvisërive.
Ndërkohë, Banka popullore e RMV-së (PBRMV) e uli normën e vet themelore të interesit dhe zbatoi ndryshime rregullatore për t’i inkurajuar bankat t’i resitruikturojnë borxhet e debitorëve me cilësi të lartë të cilët janë goditur nga pandemia.
Zyra e përfaqësuesit rezident rajonal të FMN-së për Ballkanin Perëndimor, Stefan Eble, vlerësoi se Qeveria e vendit dhe Banka popullore mbeten fuqimisht të përkushtuara në ruajtjen e stabilitetit monetar, të jashtëm dhe financiar dhe janë të gatshme t’i ndërmarrin të gjitha masat plotësuese që mund të nevojiten.
“Autoritetet gjithashtu shprehën përkushtim të fuqishëm, pasi që të përfundojë kriza e shkaktuar nga Kovid-19, për ripërtëritje të baferëve fiskal dhe zbatim të agjendës për reforma strukturore që të ndihmojnë në ruajtjen e qëndrueshmërisë dhe përshpejtimin e konvergjencës ndaj ekonomive të zhvilluara të vendeve nga BE-ja. FMN është i gatshëm ta ndihmojë Republikën e Maqedonisë së Veriut në luftën me pandeminë dhe në procesin e rikuperimit të ekonomisë”, ceket në kumtesën e Zyrës.
Ministrja e Financave, Nina Angellovska, vlerësoi se mbështetja nga FMN-ja është dyfish më shumë se shuma që e pritnim fillimisht dhe vjen në kohë të duhur, pra pikut të krizës shëndetësore e cila na pret diku nga fundi i muajit.
“Me të vërtetë lajm i mirë sepse këto janë mjete të volitshme, me normë të ulët interesi prej 1,5 për qind dhe afat pagese prej pesë viteve. Kjo mbështetje financiare nga FMN-ja është përmes Instrumentit për financim të shpejtë i cili siguron ndihmë të shpejtë dhe lehtë adaptuese financiare për vendet anëtare të FMN-së të cilat përballen me nevoja urgjente të bilancit të pagesës”, theksoi Angellovska në video deklaratë.
Me instrumentin mund të sigurohet mbështetje që të përmbushet spektri i gjerë i nevojave urgjente, përfshirë edhe ato që dalin nga goditjet e çmimeve dhe mallrave, fatkeqësive natyrore, situatave konfliktuoze dhe pas konflikteve dhe gjendjeve të tjera të jashtëzakonshme të cilat mund ta godasin vendin.
“Kjo ndihmë nga FMN-ja do të ndihmojë në financimin e masave për stabilizim shëndetësor dhe makroekonomik dhe përmbushje të nevojave të bilancit të pagesës të cilat dalin nga paraqitja e Kovid-19. Duhet të ceket se me rëndësi të jashtëzakonshme është ky injeksion likuiditeti i cili vjen në fillim të prillit përkatësisht në kohë të vërtetë para plit të krizës shëndetësore e cila pritet diku nga fundi i muajit”, tha Angellovska.
Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska- Bezhoska, ndërkaq, vlerëson se mbështetja financiare për ne është me rëndësi të jashtëzakonshme si për zbatim të masave fiskale, ashtu edhe për zbatim të rritjes së mëtutjeshme të potencialit devizor të ekonomisë sonë, përkatësisht për rritje të nivelit të rezervave devizore.
“Në këtë mënyrë krijohet hapësirë më e madhe për zbatimin e politikës relaksuese monetare dhe për sigurim të kushteve të lehtësuara financiare për kreditim të kompanive dhe qytetarëve të goditur”, theksoi guvernatorja ANgellovska-Bezhoska.
Ky instrument, siç ceki, ka edhe rol katalizator përkatësisht ai është mjet i rëndësishëm i cili mundëson qasje më të madhe drejt burimeve të tjera të jashtme të financimit, përfshirë edhe atyre evropiane.
“Njëherit, miratimi i këtij angazhimi është edhe vërtetim i politikave të shëndosha të zbatuara nga ana e bankës qendrore që rezultuan me stabilitet financiar dhe të çmimeve, që ndërkaq ka rol të rëndësishëm sinjalizues për mbështetje të ardhshme financiare”, tha guvernatorja.
Sipas saj, mjetet financiare nga FMN-ja do të ndihmojnë në zbutjen e efekteve negative për ekonominë tonë, duke i dhënë me atë rast mbështetje shtesë edhe stabilitetit makroekonomik.
“Përmes këtij instrumenti mundësohet qasje kryesisht e shpejtë dhe e volitshme drejt mjeteve nga FMN-ja, në kushte kur ekonomia me fondamente të shëndosha është prekur nga goditja e jashtme, e papritur dhe e përkohshme, siç është pandemia e virusit Kovid-19”, ceket në kumtesën e gurvernatores Angellovska-Bezhoska.
Ministrja e Financave, gjithashtu, paralajmëroi se së shpejti gjatë majit pritet të merren edhe mjete të tjera për të cilat negociuam, dhe atë nga Banka botërore dhe nga BE-ja. Njëkohësisht, thotë Angellovska, po ndiqet tregu i kapitalit i cili pritet së shpejti të fillojë të stabilizohet dhe prandaj do të fillojmë edhe me procedurën e editimit të bonos evropiane. Gjatë përgatitjeve do ta ndjekim gjendjen me qëllim që ta zgjedhim tajmingun më adekuat për dalje në tregun e kapitalit. Do t’i sigurojmë mjetet të cilat janë të domosdoshme për vendin që të kalojmë me pasoj sa më të vogla nga kriza e koronavirusit.
“Duhet të fusim para në ekonomi, ta nxisim aktivitetin ekonomik dhe para së gjithash, t’i ruajmë dhe t’i mbrojmë vendet e punës. Po ndërmarrim masa të cilat janë në lloj të lirimeve tatimore në lloj të mbështetjes së drejtpërdrejtë financiare dhe do të vazhdojmë të ndërmarrim edhe masa të reja në periudhën në vijim dhe në periudhën e ripërtëritjes, me qëllim të rikuperimit sa më të shpejtë të ekonomisë”, porositi ministrja e Financave.