Fond intervenues për Bujqësinë, VMRO: Qeveria po zbaton amendamentin tonë

LEXO EDHE:

Pushteti dhe opozita sërish me akuza të ndërsjella, për temën se kush kujdeset më shumë për qytetarët në kohë krize. LSDM-ja në pushtet e vlerësoi Qeverinë se në kohë krize globale, kur çmimi dhe kërkesa për prodhime bujqësore janë në nivele të larta, e përkrah bujqësinë vendore. Aplikohet fondi intervenues për bujqësi në vlerë prej 250 milionë denarëve. Mirëpo, VMRO-DPMNE ka reaguar se në buxhetin e këtij viti LSDM nuk ka paraparë para për një fond të tillë intervenues, por është amendament i deputetëve të VMRO-së dhe koalicionit. Me të kërkuan 600 milionë denarë shtesë, por në procedurë më pas qeveria e ndryshoi shumën në 250 milionë.

“120 milionë denarë janë të destinuara për subvencionimin e furnizimit me plehra për prodhuesit e grurit dhe elbit. Gjithashtu, për shkak të çmimit të lartë të naftës, këtë vit është rregulluar shuma për realizimin e masës “nafta e gjelbër”, e cila është rritur për 13 për qind”, tha Trajan Dimkovski LSDM. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme