Në këtë komunë, tha zëvendës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, numri i policëve është rritur për çështje sigurie, transmeton lajmi.net.
Hoti ka thënë, se janë marrë masa që të parandalohet çdo incident i mundshëm në rajonin e veriut.
“Njësia e trafikut rajonal kontrollon të gjitha automjetet dhe personat ekskluzivisht në Leposaviq, si dhe policë në rroba civile kryerjen e detyrave të tyre, prej mëngjesit në mbrëmje për të parandaluar krimin”, ka thënë Hoti.
Kujtojmë, se në Leposaviq mbështetësit e partisë së serbëve të Kosovës dhe ata të Listës serbe u përfshinë në një incident, ku u përfshi edhe Aleksandër Jabllanoviq i cili edhe kërcënoi më armë e më pas së bashku më gruan e tij u arrestuan, por u liruan më pas. /Lajmi.net/