Forca të shtuara të policisë në kufi me Serbinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë marrë të gjitha masat e duhura për zbatimin e vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJ) për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë, Marko Gjuriq dhe Aleksandër Vulin.

“Policia e Kosovës bazuar në  planifikimet e saja policore, në zbatim të vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës (RKS) për ndalim të vizitës në Kosovë të zyrtarëve serbë z.Vulin dhe z.Gjuriq, ka angazhuar njësi relevante policore për implementim të këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka marrë për bazë edhe deklarimet e këtyre zyrtarëve serbë se do ta realizojnë vizitën e tyre në Kosovë.

“Sipas informacioneve dhe deklarimeve të vetë zyrtarëve serbë, të njëjtit kanë deklaruar se edhe përkundër vendimit zyrtar të autoriteteve të Kosovës për ndalim të hyrjes së tyre, ata do të realizojnë vizitën e tyre të planifikuar në veri të Mitrovicës”, thuhet më tej në njoftim.

“Policia e Kosovës, me qëllim të zbatimit të vendimit zyrtar të autoriteteve shtetërore, ka angazhuar njësi relevante policore të cilat do të veprojnë konform situatës në raport me vendimin e MPJ-së së RKS-së. Ndërsa do të ju lejohet hyrja vetëm personaliteteve të cilët do të kenë leje zyrtare të autoriteteve të shtetit të RKS-së, për të realizuar vizitat e tyre të planifikuara sipas kërkesës zyrtare”, përfundon komunikata.

për më tepër, MPJ nuk u ka dhënë leje për të hyrë në Kosovë dy zyrtarëve serbë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme