Forcat amerikane janë në alarm thotë “The Sun”, pasi destrojere dhe avionë luftarakë rusë u afruan 35 milje pranë Havait, gjatë lojërave më të mëdha të luftës të organizuara ndonjëherë nga Moska që prej fundit të luftës së ftohte.
20 luftanije ruse, nëndetëse, anije mbështetëse dhe 20 avionë bombardues morën pjesë në stërvitjen ushtarake, e cila sipas Rusisë u zhvillua 300 milje larg brigjeve havajane, por pamje satelitore tregojnë sesi ato simulonin hedhjen në erë në të një aeroplanmbajtëseje vetëm 35 milje larg territorit amerikan.
Kjo është hera e dytë brenda muajit që Shtetet e Bashkuara nisin avionët e tyre luftarakë F 22 drejt Havait në përgjigje të aktiviteteve ruse në oqeanin Paqësor.
Në të dyja rastet, avionët rusë megjithatë nuk e kaluan asnjëherë zonën amerikane të identifikimit ajror.
Pak ditë më parë, marina amerikan konfirmoi se USS Carl Vinson dhe USS Dewey bashkë me njësitë e sulmit po dërgoheshin drejt ishullit për të marrë pjesë në një sërë misionesh stërvitore.
Mësohet se Pentagoni nuk po ia ndan sytë manovrave ruse, gjatë të cilave mësohet se Tupolevët TU 142 kanë arritur të qëndrojnë edhe për 14 orë në rresht në ajër./tch