Forcat e mbështetura nga Turqia hyjnë në Afrin

Forcat e mbështetura nga Turqia raportohet se kanë arritur në qendër të qytetit sirian Afrin. Ofenziva në Afrin kundër milicisë kurde siriane ka nisur qe dy muaj nga Turqia.

Ankaraja i konsideron forcat kurde në enklavën e Afrinit si terrorist për shkak të lidhjeve të tyre me kryengritësit kurdë brenda Turqisë.

Agjencia e lajmeve turke, Dogan ka raportuar sot se luftëtarët sirianë të mbështetur nga Turqia “kanë vendosur kontrollin” në qendër të qytetit, raporton REL.

Po ashtu janë shfaqur disa pamje të njerëzve të armatosur duke ecur pranë ndërtesave të braktisura.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se luftëtarët sirianë kanë hyrë në qytet, teksa forcat turke i kanë mbështetur përmes sulmeve ajrore.

Në ditët e fundit, mijëra banorë janë larguar nga kjo zonë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme