Ushtria izraelite në bastisjet e saj në Bregun Perëndimor të pushtuar arrestoi 30 palestinezë, përfshirë ish të burgosur, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e përbashkët nga Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve, i lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO) dhe Shoqatën e të Burgosurve Palestinezë u dha informacion mbi çështjen në fjalë.
Forcat izraelite kryen bastisje në disa qytete të Bregut Perëndimor dhe arrestuan 30 palestinezë, përfshirë edhe ish të burgosur.
Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmin e tij në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.
Gjatë kësaj periudhe në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor u vranë 930 palestinezë, përfshirë 167 fëmijë ndërsa u plagosën afro 7.000 njerëz në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe kolonëve izraelitë që uzurpuan tokat palestineze.