Izraeli ka vendosur sërish kufizime për palestinezët që donin të falnin namazin e xhumasë në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Policia izraelite u vendos në shumë pjesë të qytetit për të parandaluar palestinezët të hyjnë në Aksa.
Forcat izraelite ngritën barriera në hyrjet e qytetit të vjetër të Kudsit Lindor dhe lejuan vetëm të moshuarit të hyjnë në Xhaminë Al-Aksa.
Forcat izraelite ngritën gjithashtu pika kontrolli në portat e jashtme të Xhamisë Al-Aksa.
Një numër i madh policie u vendosën në lagjen Wadi al-Jawz pranë qytetit të vjetër dhe bllokuan lëvizjen e besimtarëve.
Policia izraelite rrahu disa njerëz dhe përdori gaz lotsjellës kundër atyre që nuk mundën të hyjnë në Xhaminë Al-Aksa dhe donin të falnin namazin e xhumasë në rrugë.
Dëshmitarët okularë njoftuan se policia izraelite rrahu dhe arrestoi një palestinez që po falej në lagjen Ras al-Amud në Kuds.
Vlen të përmendet se oborri dhe Xhamia e Al-Aksa ishin pjesërisht bosh për shkak të kufizimeve.
Policia izraelite ka vendosur kufizime të ashpra duke parandaluar dhjetëra mijëra njerëz të arrijnë në Xhaminë Al-Aksa për 14 javë që nga 7 tetori, kur ata nisën një ofensivë në Rripin e Gazës.