Forcat Operacionale aksion “blic” në burgun e Fierit, Vlorës dhe Peqinit, ja çfarë u sekuestrua nëpër qeli

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Policisë së Burgjeve kanë zhvilluar një aksion “blic” këtë të shtunë në burgun e Fierit, Vlorës dhe Peqinit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e sendeve të ndaluara.


Drejtoria e Burgjeve bën me dije në një komunikatë se nga kontrollet u sekuestruan aksesorë  mjetesh komunikimi që përbëjnë vepër penale, mjete prerëse të improvizuara, si dhe sende të tjera të palejuara dhe të tepërta.

Në deklaratë theksohet se për rastet e evidentuara është informuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve, ndërsa theksohet se kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha IEVP-të.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve: 

Aksion blic në IEVP Fier, Vlorë dhe Peqin

Në vijim të masave për forcimin e sigurisë dhe disiplinës në institucionet penitenciare, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Adriatik Kupi, së bashku me Drejtorin e Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta, drejtuan sot, më datë 09.05.2026, kontrolle të befasishme në IEVP Fier, Vlorë dhe Peqin.

Kontrollet u ushtruan nga forcat operacionale të Drejtorisë së Policisë së Burgjeve, me fokus evidentimin dhe goditjen e sendeve të ndaluara brenda institucioneve.

Gjatë kontrolleve u konstatuan dhe u sekuestruan aksesorë mjetesh komunikimi që përbëjnë vepër penale, mjete prerëse të improvizuara, si dhe sende të tjera të palejuara dhe të tepërta. Për rastet e konstatuara u njoftua Sherbimi i Kontrollit te Brendshem te Sistemit te Burgjeve për veprime të mëtejshme proceduriale.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e vendosur për të garantuar rendin, sigurinë dhe zbatimin e ligjit në çdo institucion të vuajtjes së dënimit.

Kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha IEVP-të. Toleranca ndaj shkeljeve është zero.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme