Forcat ukrainase bombardojnë një tjetër depo ruse me municione (Video)

Ushtria ukrainase postoi një video të re në Facebook. Ata pretendojnë se e kanë shkatërruar një depo armësh ruse në lindje.

“Inteligjenca ukrainase në zonën e operimit të Grupit Operativ Taktik Lindje ka zbuluar një tjetër depo municioni të fashistëve rusë. Sulmi u krye me sukses. Si gjithmonë, puna profesionale dhe e qartë e mbrojtësve tanë”, tha grupi operativ-taktik ukrainas në Facebook.

Nuk është e qartë se ku dhe kur saktësisht ka ndodhur sulmi.

Videoja është publikuar mëngjesin e sotëm. Autenticiteti nuk është konfirmuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme