Forcohet bashkëpunimi Rusi – Kinë

Lojtarja më e fortë e tregtisë së Kinës do të formojë një ndërmarrje të përbashkët në Rusi në mënyrë që t’iu ndihmojë hyrjen në tregun online.

Kompania AliBaba do të investojë sasi të papërcaktuar parash në biznesin e saj ekzistues në Rusi, AliExpress Rusia.

Partnerët kanë arritur marrëveshje  tripalësh, kompania e telekomit MegaFon  do të zotërojë 24%, firma e internetit Mail 13% kurse Alibaba do të zotërojë 48%.

Marrëveshja u njoftua në një deklaratë të përbashkët gjatë Forumit Ekonomik Lindor , ku takimi u mbajt në Vladivostok ku presidenti kinez Xi Jinping u takua me Presidentin rus Vladimir Putin.

Pas sanksioneve nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, Rusia po kërkon të ndërtojë lidhje më të ngushta politike dhe të biznesit me Kinën. Pekini nga ana tjetër dëshiron të zgjerojë ndikimin e saj ekonomik në Azi dhe Evropë përmes iniciativës ambicioze të tregut online.

Tregu rus ka mjaft potencial për t’u rritur, grupi tregtar rajonal ECommerce Europe vlerësoi në vitin 2016 se vetëm 20% e rusëve blejnë në internet, pasi që vitet e ardhshme pretendimet për rritje janë shumë të mëdha

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme