Ford tërheq afër 1.4 milionë vetura për shkak se timoni mund t’i dalë nga vendi

Nën presion nga ligjvënësit e SHBA-së, Ford është duke tërhequr pas afër 1.4 milionë vetura të madhësisë së mesme në Amerikën Veriore për shkak se timoni i tyre mund të dalë nga vendi i tij e shoferët të humbin kontrollin mbi veturën.

Tërheqja përfshin veturat Ford Fusion e Lincoln MKZ nga 2014-ta e deri te më të rinjtë 2018, transmeton koha.net.

Nga Ford kanë thënë se siguresa e timonit mund të humbë efektin pas një kohe, ndërsa kanë treguar se deri tani janë bërë dy aksidente e një i lënduar të shkaktuar nga ky problem.

Shitësit e veturave do të ndërrojnë atë pjesë të timonit falas me një më të qëndrueshëm, ka treguar kjo kompani.

1.3 milionë vetura me defekt janë në SHBA, ndërsa të tjerat në Kanada e Meksikë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme