Forenzika: Nuk u gjetën prova se sulmi në Kuvend është kryer nga aktivistët e VV-së

Asnjë prej pajisjeve elektronike, të cilat janë sekuestruar nga aktivistët e “Vetëvendosjes” dhe i janë nënshtruar ekspertizës nga Agjencia Kosovare e Forenzikës, nuk ka rezultuar me ndonjë gjetje apo provë që do t`i bënte përgjegjës për sulmin te Kuvendi i Kosovës.

Gjetjet nga ekspertiza janë prezantuar të hënën nga sekretari i VV-së, Dardan Molliqaj, shkruan sot Koha Ditore.

Publikimi i saj u bë një ditë pasi u prezantua ekspertiza tjetër, e cila konstatoi se ADN-ja e aktivistëve, të cilët tashmë po akuzohen për terrorizëm, nuk përputhet me ADN-në e gjetur në motorin me të cilin dyshohet se është kryer sulmi.

Të dy ekspertizat janë nxjerrë me kërkesë të prokurorisë, para se të ngrihet aktakuza në dhjetor të vitit të kaluar.

Ekspertizat, por edhe të tjera dokumente që janë paralajmëruar se do të publikohen ditëve në vijim, nga VV-ja janë konsideruar fakte të mjaftueshme për të dëshmuar se ky rast është montuar dhe ka prapavijë politike.

Në anën tjetër, prokuroria ka thënë se i kanë pasur për bazë dhe i kanë analizuar ekspertizat para se të ngritin aktakuzë. Mirëpo, sipas tyre, aktakuza është bazuar në prova të tjera, të cilat i ka konsideruar relevante dhe të mjaftueshme për të ngritur aktakuzë.Koha.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme