“Formati i ri” në dialogun Kosovë-Serbi

Prejse është zgjedhur në postin e presidentit, Hashim Thaçi ka kërkuar që të ndryshohet formati i dialogut të Brukselit. Ndërsa, tani pas përfshirjes së presidentëve të të dyja vendeve në këtë proces vlerësohet se dialogu nuk do të sjellë rezultate konkrete, përveçse do t’i shërbejë Thaçit për faktorizim. Formati i ri, sipas analistëve, do të përcillet me dështime të vjetra

 

Përfshirja e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe i atij të Serbisë Tomislav Nikoliq në dialogun Prishtinë – Beograd nuk pritet të sjellë ndonjë ndryshim të “prekshëm” në këtë proces, edhe pse dialogu ka marrë epitetin e “Formatit të ri”.

Madje, opozita dhe analistët politikë vlerësojnë se ngritja e nivelit të bisedimeve vetëm sa do t’i shërbejë kreut të shtetit për faktorizim, gjë për të cilën Thaçi ka insistuar që nga zgjedhja në postin e të parit të shtetit. Ata thonë se dialogu nuk po arrin t’i normalizojë marrëdhëniet në mes të Kosovës e Serbisë, prandaj kërkojnë që ai të ndalet.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas takimit të parë të këtij niveli ka thënë se të dyja palët janë pajtuar se dialogu nuk ka alternativë dhe se ky proces po hyn në fazën finale.

“Dakordimi tjetër është gatishmëria që të vazhdohet dialogu në nivelin e lartë politik, për çka jemi të gatshëm të japim kontributin maksimal. Shpresoj që me ndihmën e ndërmjetësueses do të arrijmë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve dhe krijimin e një situate të paqes e të sigurisë”, ka potencuar Thaçi./zeri/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme