Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje si vazhdimësi e mbledhjes së djeshme.
Këto takime po ndodhin për mundësinë e arritjes së koalicionit qeverisës ndërmjet VV dhe LDK.
Dje pasdite për më shumë se tre orë ka ndodhur takimi ndërmjet kryetarit të LDK Isa Mustafa dhe liderit të VV Albin Kurti, ndonëse nuk ka pasur deklarata për medie, përveç që është thënë se takimi i tyre vazhdon edhe sot prej orës 14:00 në përpjekje për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.
Kujtojmë, që të hënën Kurti dhe presidenti Thaçi kanë pasur takim për konsultime lidhur me mandatorin, por pas takimit Thaçi ka njoftuar se ka vendosur që t’i ofrojë Kurtit kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër, para se të marrë veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore.