Formimi i qeverisë së re, Krasniqi: Do të jem vetëm pjesë e një koalicioni ku kryeministër është Albin Kurti

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në konferencë të përbashkët me Ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, lidhur me formimin e qeverisë së re, ka thënë se s’ka asnjë dyshim që ai do të jetë pjesë e një koalicioni ku kryeministër është Albin Kurti, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas Ministrit Krasniqi, qeveria Kurti është e vetmja që ka pasur fokusin tek komunitetet pakicë, por theksoi se është e padrejtë të fliste në emër të minoriteteve tjera joserbe se me kë do të bëjnë koalicion.

“Të gjithë komunitetet kanë përfitu më së shumti nga politika e kësaj qeverie”, tha ai.

“Por nga diskutimet që kam edhe me kolegë tjerë që janë në qeveri, partnerë kësaj qeverie, vullneti i gjithë tyre është që të jenë pjesë e Qeverisë Kurti 3 e cila do të jetë në ardhje shumë shpejt”.

“Po, në bashkëpunim me kryeministrin Kurti do të jem pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar dhe tashmë është shumë mirë i definuar ky partneritet i joni që fillon nga viti 2019 kur kam qenë pjesë e grupit parlamentar të VV-së, kështu që gjithçka është parimore dhe është e bazuar në këtë mirëbeismin e krijuar në këto katër vite si ministër, kështu që s’ka asnjë dyshim që do të jem pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar dhe do të jem vetëm pjesë e një koalicioni ku kryeministër është Kurti”, tha Krasniqi.

/Reporteri.net/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme