Forumi Rinor i Lëvizjes BESA nderon me çmimin “Heroi na VMRO” Subhi Jakupin dhe Bedredin Ibrahimin

Sot, para Muzeut të VMRO-së“Ali Ahmeti”, të cilin e patëm emërtuar ashtu para do kohe, që këtij institucioni kulturor t’ia falim edhe dy artefakte shumë të rëndësishme për këtë muze dhe, në përgjithësi, për historinë e VMRO-së.

Kështu, për shkak të kontributit të madh në mbrojtjen e VMRO-së, të Nikolla Gruevskit, Johan Tarçullovskit dhe të Sasho Mijallkovit, që sidomos u shfaq në mbledhjet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kur koalicionit “Rilindje me BESË” iu morën dy deputetë dhe iu dhanë VMRO-së, ne – Forumi Rinor i Lëvizjes BESA – kemi vendosur që t’i nderojmë me çmimin “Heroi na VMRO” dy personat që më së shumti kontribuuan për këtë rezultat të VMRO-së. Ata janë Subhi Jakupi – përfaqësues në KSHZ i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Bedredin Ibrahimi – përfaqësues në KSHZ i Partisë Demokratike Shqiptare.
Besoj se në këtë mënyrë Muzeu i VMRO-së “Ali Ahmeti” do të pasurohet edhe me dy artefakte shumë të rëndësishme, ndërsa VMRO-ja do të jetë e nderuar që tashmë mbrojtës të saj nuk janë vetëm maqedonasit, por edhe disa të a.q. shqiptarë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme