FOTO/ Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Tiranë, përplasen 3 automjete te kryqëzimi i Niklës! Disa të plagosur te Trauma

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë–Tiranë, në zonën e kryqëzimit të Niklës, ku janë përfshirë tre automjete.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një fuoristradë tip Mercedes-Benz dhe dy automjete të tjera të së njëjtës markë.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Nga të dhënat e para, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e rrugës nga drejtuesi i fuoristradës, çka ka sjellë përplasjen me dy automjetet e tjera.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

The post FOTO/ Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Tiranë, përplasen 3 automjete te kryqëzimi i Niklës! Disa të plagosur te Trauma appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme