FOTO/ Aksident tragjik në aksin Këlcyrë-Përmet! Makina bie në lumin Vjosë, humbin jetën 8 persona

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur orët e para të mengjesit të sotëm në Këlcyrë, ku kanë humbur jetën 8 persona.


Një automjet i mbushur me klandestinë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra, si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e mjetit nga drejtuesi, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, si edhe Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.

Siç shihet në foto, makina e cila doli nga rruga në aksin Këlcyrë- Përmet dhe ra në anë të lumit Vjosë, është shkatërruar totalisht si pasojë e aksidentit.

Këlcyrë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.

Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme