FOTO/ Aksident zinxhir në Lezhë, 4 automjete të përfshira! Një grua shtatzënë që ishte pasagjere përfundon në spital, ja si paraqitet gjendja!

Një tjetër aksident rrugor është shënuar këtë mbrëmje pranë kryqëzimit të Rrilës, në superstradën Lezhë-Milot.


Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa njëri prej mjeteve ka goditur edhe dy automjete të tjera që tentuan të shmangin përplasjen.

rrile6

Si pasojë e aksidentit, një grua shtatzënë që ndodhej në njërin prej mjeteve është dërguar për kontrolle në Spitalin e Lezhës dhe fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

rrile4

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një parakalim i gabuar nga një prej mjeteve të përfshira.

rrile3

rrile

rrile5

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme