Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Eric Wendt po mban këtë të mërkurë takimin e tij të parë me kryeministrin Edi Rama.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton se diplomati amerikan është paraqitur në zyrën e Ramës, ku po zhvillon dhe takimin e tij të parë me kryeministrin shqiptar, pas marrjes zyrtarisht të detyrës së tij.
Ndërkohë, kreu i qeverisë Rama ka postuar në rrjetet sociale një foto nga takimi me Wendt ku shkruan: WELCOME! Takimi i mirëseardhjes së Ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt”.
Dy ditë më parë ambasadori amerikan paraqiti letrat kredenciale te presidenti Begaj.
The post FOTO/ Ambasadori i SHBA, Eric Wendt takon Ramën në Kryeministri appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



